Ushtria greke duket e alarmuar pasi ditën e djeshme, dy ushtarë grekë jane kapur në territorin turk, teksa patrullonin në zonën e Kastanies në Evros.
Kjo vjen pak dite pas incidentit në detin Egje kur një anije turke përplasi atë të Greqisë.
Sic shkruan Zougla.gr, e cila i referohet burimeve të ushtrisë greke, kapja e ushtarëve cilësohet prej tyre e qëllimshme, pasi sic shkruhet ne lajm, zona ku jane kapur ushtaret eshte ne një zonë të pyllëzuar.
Sipas Zougla.gr, ushtarët e kapur gezoujne shëndet te plote, por në rast se më herët, për ngjarje të tilla në një zonë ku kufiri mund të kalohet padashje, zgjidheshin në nivele të ulëta drejtuesish, tani është dashur ndërhyrja dhe negociatat e zyrtarëve në nivele të larta.
Zougla.gr shkruan ndër të tjera se rasti madje është trajtuar edhe në gazetat më me zë në Turqi si gazetat “Hurriyet” dhe “Milliyet” të cilat kishin në faqe kryesore titujt: “Dy ushtarë grekë u arrestuan në Evros”.
E ndërsa grekët e cilësojnë të stisur dhe të fryrë këtë rast, mësohet se autoritetet turke kanë nisur tashmë procedurat për kthimin e ushtarëve në Greqi./Koha Jone/
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...