Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me datat 5, 6 dhe 7 Mars 2018, organizon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se me datën 5 mars 2018, nga ora 11:00 do të fillojë manifestimi në kazermën “Adem Jashari” me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së.
Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve, Familja Jasharaj, veteran të UÇK-ës, mysafir të lartë, qytetarë etj.
Në këtë rast para të pranishmëve fjalime do të mbajnë, Presidenti Hashim Thaqi, Ministri i FSK-së Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, një pjesëtar i familjes Jasharaj.
FSK mirëpret të gjithë qytetarët që do gjejnë kohë dhe mundësi për tu bashkëngjitur në këtë manifestim jubilar, të 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.
Hashim Thaçi: Pushtetin në Kosovë e kam marrë me fitore në z...
Veseli në Hagë: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam krye...
Hashim Thaçi e nis fjalimin duke uruar shqiptarët për Pavarë...
Thaçi në Hagë: Millosheviqi nisi luftën, aleanca ndërkombëta...
Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: “Jam i pafajshëm për çdo aku...
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...