Moti i ligë vazhdon të shkaktojë kaos në pjesë të mëdha të Evropës, ku të paktën 55 persona kanë vdekur nga temperaturat nën zero.
Shumica e transportit dhe fluturimeve janë pezulluar në Irlandë ku erëra të forta të shkaktuara nga stuhia lanë 24 mijë shtëpi dhe biznese pa rrymë elektrike, transmeton portali arbresh.info

Disa shtete të tjera janë përballur me ndërprerjet e shkaktuara nga bora dhe akulli.
Numri i viktimave në Poloni është rritur, ndërsa qytetarëve u është thënë që të njoftojnë zyrtarët nëse shohin njerëz duke fjetur jashtë.
Fryma e pazakontë e ftohtë e sjellë nga një sistem moti siberian po ndihej deri në jug sa Mesdheu i butë./Arbresh.info/

Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...