Bekir Asani i cili është pjesë e BDI-së, ka sulmuar verbalisht një zyrtare policore, pasi me karroatrec iu ngrit makina e tij. Incidenti ka ndodhur sot në orën 10:00.
Nga MPB sot zyrtarisht njoftuan se pasi Bekir Asani është sjellur në mënyrë agresive ndaj polices, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarë tjerë policorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ka ndodhur vetëm një diskutim i vogël verbal. Jam ftuar në stacionin policor në Bit Pazar, ku edhe do të jap deklaratë për ngjarjen”, tha për TV24, Bekir Asani.
Nga spitali i Shkupit thonë se polices me të cilën Asani ka pasur konflikt, është kontrolluar dhe i janë konstatuar lëndime të lehta dhe është lëshuar për kurim në shtëpi.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...