Gjyqtari Gonzalo Curiel të martën i rrëzoi ankesat e paraqitura nga shteti i Kalifornisë dhe një numër i grupeve të mjedisit kundër ndërtimit të murit.
Presidenti Donald Trump e vlerësoi vendimin, duke e quajtur atë një “fitore të madhe ligjore”.
Gjykatësi tha se pala paditëse nuk arriti të provonte se administrata e tejkaloi autoritetin e saj ligjor duke urdhëruar ndërtimin e murit.
Ata kishin argumentuar se projekti shkelte rregullat mjedisore dhe të drejtat e shteteve për të vendosur nëse e dëshirojnë murin nga ana e tyre e kufirit.
Gjykatësi Curiel tha se vendimi i tij nuk bazohej në faktin nëse ndërtimi i murit është “një veprim politikisht i mençur apo i matur”.
Curiel ishte gjykatësi që mbikëqyri paditë e ngritura për mashtrim ndaj Universitetit Trump gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës. Trump, atëherë një kandidat republikan, vuri në lojë gjyqtarin e lindur në Shtetet e Bashkuara, por me origjinë meksikane, dhe e akuzoi atë për paragjykime.
Trump arriti një marrëveshje duke paguar një shumë prej disa miliona dollarësh për mbylljen e çështjes gjyqësore të universitetit, pa pranuar fajësinë./VOA
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...