Sot në kryeqytetin bullgar Sofje do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të marrë pjesë edhe lidershipi i BE-së.
Në këtë takim do të marrin pjesë, kryetari i Komisionit Evropian Junker, përfaqësuesja e politikës e sigurisë Federika Mogerini dhe komisionari evropian për politikën e fqinjësisë së mirë dhe negocijimit Johanes Han.
Edhe Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, ka udhëtuar dje për në Sofje, ku me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
“Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin Johannes Hahn, njofton zyra për informim e Presidencës, raporton RTKlive.
Presidenti, po ashtu do të zhvillojë takime bilaterale me krerë shtetërorë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së. Në këto takime do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të Strategjisë së BE-së./RTKlive/
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...