Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, thotë se opozita aktuale s’është e koordinuar mjaftueshëm që ta rrëzojë qeverinë Haradinaj, edhe pse koalicioni qeverisës ka numër minimal të deputetëve.
“S’kemi opozitë të organizuar që të na rrëzojë. Numrat i kanë të mëdhenj. Do Zoti që të organizohen mirë e ta mbikëqyrin këtë qeveri. Edhe ne kemi numra mjaft, por nuk po mund ta kalojmë demarkacionin. Nuk po mund të koordinohen. Kemi qenë më pak në legjislaturën e shkuar, por kemi arritur të koordinohemi. LDK, VV dhe një grup tjetër parlamentar nuk mund të bëhen bashkë. LDK s’e harron çfarë i ka bërë VV-ja në të kaluarën liderit të saj”, ka thënë Shala në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se kjo qeveri ka më shumë shanse që të bijë nga mospuna dhe që njëri partner të kërkojë rrëzimin sesa që mund të rrëzohet nga partitë opozitare.
“PDK-ja deri tash i rrëzoi tri qeveri, por tash besoj se mbetet pa partner nëse na bën siç ka bërë me të tjerat. Më parë e rrëzojmë veten se kjo opozitë”, është shprehur ai./koha.net/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...