Rasim Selmani, Enver Rrustemi, Nehat Thaçi, Burim Buleshkaj dhe Driton Bajramaj janë pesë kandidatët që synojnë postin e drejtorit të burgjeve të Kosovës.
Kjo pasi që drejtori i deritanishëm Sokol Zogaj, ditën e djeshme doli në pension.
KALLXO.com mëson se Selmanaj, Rrustemi, Thaçi, Buleshkaj e Bajramaj, janë pesë kandidatët të cilët do të intervistohen për pozitën e drejtorit të burgjeve.
Rasim Selmani, për momentin ka pozitën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë.
Burim Buleshkaj nga janari 2016 mban pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit i për Siguri dhe Operativë në kuadër të SHKK-së.
Dritan Bajramaj, mban pozitën e mbikqyrësit në burgun e Pejës
Enver Rrustemi në vitin 2010 ka qenë ushtrues detyre në Inspektoriatin Policor të Kosovës dhe ishte kandidat i AAK-së për komunën e Vitisë.
Nehat Thaçi për momentin është drejtor i policisë në Mitrovicë.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...