Maqedonia dhe Serbia do të fillojnë me zhdoganim të përbashkët në vendkalimet kufitare Tabanoc-Preshevë dhe Pelincë-Prohor Pçinksi.
Vendimi i mor në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë.
Zhdoganimi i përbashkët është një nga qëllimet e Planit aksional disavjeçarë për krijimin e një sfere ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, të miratuar në Samitin e Triestës, në qershor të vitit të kaluar.
Kjo paraqet lehtësime për tregtinë e lirë me mallra, si edhe përmirësim të menaxhimit të përbashkët me rrezikun, kontrolle kufitare me një ndalesë.
Ky koncept i kontrollit kufitar me një ndalesë paraqet procedurë më te thjeshtë që zbatohet në një vendkalim kufitar gjatë kontrollit të udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese./telegrafi
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...