“Gjermania është e impresionuar se si Beogradi po ecën rrugës së reformave dhe e inkurajon qeverinë serbe të vazhdojë kështu. Negociatat për anëtarësim në BE do të jenë të suksesshme vetëm nëse vazhdojnë reformat, sidomos në sundimin e ligjit dhe nëse arrihet marrëveshja juridike me Prishtinën gjatë viteve të ardhshme”.
Kështu, citon “novosti” i Beogradit të ketë thënë sot kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë takimit me kryetarin Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në bisedën kokë më kokë, Merkel e ka shfaqur qartë pritjen se problemi i Kosovës duhet të zgjidhet dhe ka përkrahur kryetarin serb në idenë e tij kundër konflikti të ngrirë në këtë çështje .
Merkel ka konfirmuar vizitën saj në vitin e ardhshëm në Serbi./Koha.net/
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK