Shoferi shpëtoi pa ndonjë lëndim serioz, pasi humbi kontrollin mbi veturë dhe ra nga dhjetë metra lartësi, në një zonë periferike në Portland të Anglisë.
Shërbimet emergjente kaluan më se dy orë në mot shumë të ftohtë, për ta nxjerrë përjashta 50-vjeçarin, transmeton Telegrafi.
Aksidenti që ndodhi rreth mesnatës, bëri që ai të bie nëpër një pjesë shkëmbore dhe të përfundojë në një hapësirë shumë të papërshtatshme.
Megjithëse ka lëndime në shpinë dhe qafë, nuk ka asnjë dëmtim tjetër trupor dhe gjendja e tij shëndetësore është në rregull.
Policia është duke bërë hetime për rastin, që nuk ka shkaktuar ndonjë aksident tjetër, ndërsa viktima ishte duke vozitur i vetëm. /Telegrafi/

“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...