Për herë të parë në Komunën e Malishevës, ka filluar vaksinimi i kafshëve të imëta, deleve dhe dhive, për sëmundjen e klostrideve, ku përfshihen një varg sëmundjesh dhe përmes kësaj parandalohet bartja e infeksioneve nga kafshët tek njeriu.
Në këtë vaksinimin do të përfshihen 15 mijë krerë dele dhe dhi, ndërsa realizohet nga AVUK-u dhe mbështetet nga Komuna e Malishevës.
“Kjo fushatë e vaksinimit, që ka filluar këtë javë dhe pritet të përfundoj deri në fund javës, ka rëndësi të madhe, pasi përmes këtij vaksinimi për sëmundjen e klostrideve, ku përfshihen sëmundjet si këmbëzeza, edemen malinje, sëmundjen e zezë, gangrenën gazoze, clostridum tetanin dhe dizenterinë e qengjave, pas vaksinimit, kafshët janë të sigurta, sikur delet, ashtu edhe qengjat dhe fryti në delet e mbarësuara, apo dhitë dhe kecat”, ka thënë drejtori për bujqësi, Murat Hoxha gjatë monitorimit të kësaj fushate të vaksinimit.
Fermeri Granit Thaçi nga fshati Mirushë, delet e të cilit ishin duke u vaksinuar, është ndarë shumë i kënaqur, pasi kjo jo vetëm që bëhet për herë të parë, por përmes kësaj mbrohen delet e tij nga ngordhja apo epidemitë e mundshme tek delet, sikur edhe shëndeti i njeriut, pasi vaksinimit e ka tregun e sigurt për delet e tij.
Sipas të dhënave në Drejtorinë për Bujqësi, në Komunën e Malishevës, aktualisht janë rreth 15 mijë krerë dele dhe dhi, ndërsa në të kaluar, në disa raste kanë hasur në këto sëmundje, ku është dashur të bëhet asgjësimi i këtyre kafshëve, pasi sëmundjet, përveç që i kanë prekur kafshët, janë bartur edhe tek njeriu.
Po ashtu, sipas drejtorit të bujqësisë, Murat Hoxha, në bashkëpunim me AVUK-un, pritet të realizohen edhe dy fushata apo projekte tjera, për vaksinimin e kafshëve, për mbrojtje nga sëmundjet, siç është bruceloza dhe sëmundjet tjera.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...