Lionel Messi mund të mos jetë pjesë e ndeshjes në udhëtim të Barcelonës ndaj Las Palmas për shkak se sulmuesi dëshiron të jetë i freskët për Ligë të Kampionëve dhe Kampionatin Botëror.
Messi ka luajtur sërish një rol kryesor në skuadër derisa Barcelona vazhdon të ketë sukses, transmeton portali arbresh.info. E tillë është edhe rëndësia e tij në planet edhe Ernesto Valverdes që pritet të reagoj për t’i dhënë pushim sulmuesit.
Raportet nga java e kaluar pretenduan se Messit do t’i ipen pesë ndeshje pushim në mënyrë për t’iu shmangur gjithashtu lëndimeve dhe lodhjes.

Sidoqoftë, raportet e fundit sugjerojnë që 30-vjeçari mund të qëndrojë jashtë fushës në ndeshjen e Barcelonës në La Liga kundër Las Palamas të enjten. Bazuar në ‘Diario Gol’, Messi dhe Valverde kanë diskutuar në 24 orët e fundit se kur do të luaj Argjentina.
Kjo do të thotë se ai mund të qëndrojë në Barcelonë këtë javë, në vend se të udhëtoj te Las Palmas me bashkëlojtarët e tij.
Barcelona aktualisht ka shtatë pikë të pastra në krye të La Ligas e ndjekur nga Atletico Madridi në vendin e dytë që do t’i vizitoj ata në Camp Nou të dielën./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...