Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli, ka thënë se pret se në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të mërkurën, do të ketë vetëm debat mes partive për Demarkacionin.
Pacolli, i cili udhëheq Aleancën Kosova e Re, ka treguar në Interaktiv të KTV’së se nuk beson se Projektligji për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të paraqitet për votim para deputetëve të Kuvendit në këtë seancë.
Ai ka thënë se pret që Demarkacioni të ratifikohet dikur brenda 10 ditëve të ardhshme.
Pacolli po ashtu ka paralajmëruar se pro demarkacionit do të votojnë edhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai nuk ka treguar se në cilët deputetë të VV’së llogaritë koalicioni qeverisës i vendit, por ka thënë se pret që disa nga partia e Albin Kurtit të “tregohen të përgjegjshëm”./koha/
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...