Ushtria ruse ka deklaruar se qeveria siriane ka rregulluar një rrugë të sigurtë të daljes për banorët e rrethinës së Damaskut.
Gjenerali Yuri Yevtushenko, kreu i Qendrës së Pajtimit në Siri të ushtrisë ruse, ka theksuar se forcat e qeverisë siriane do të mbajnë ndalesa të përditshme në Ghoutan Lindore, duke filluar nga ora 9 e mëngjësit deri në 2 të ditës së nesërme, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se autoritetet siriane kanë krijuar një “korridor humanitar” për daljen e civilëve dhe se specifikat e evakuimit do të shpërndahen përmes fletpalosjeve.
Yevtushenko tha se militantët e lidhur me al-Kaidën dhe disa grupe rebele në Ghouta lindore po i pengojnë civilët të largohen.
Njoftimi vjen dy ditë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi rezolutën për 30 ditë armëpushim./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...