Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka kërkuar nga qytetarët që për shkak të reshjeve të borës të lëvizin në shpejtësi të reduktuar, veçanërisht ku ka më shumë borë.
Sefaj ka informuar se Policia e Kosovës do të vazhdojë të monitorojë ngasësit në trafik, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme, shkruan Indeksonline.
Ky është statusi i plotë:
Si pasojë e reshjeve të borës të rëna gjatë dy ditëve të fundit, nga qytetarët kërkohet që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, në veçanti në zonat ku prezenca e borës është më e madhe.
Njësitet e Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të monitorojnë veprimet e ngasësve në trafik dhe sikurse është bërë me dije disa herë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme e posaçërisht në këtë periudhë kur kemi të reshura atmosferike, zyrtarët policorë do të aplikojnë masa ndëshkuese ligjore për shoferët e pakujdesshëm.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...