Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë i pranishëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili është organizuar nga Banka Evropiane për Rindertim e Zhvillim në Londër.
Ahmet përmes një statusi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se me ekipin e Infrastrukturës Komunale të BERZH-it janë dakorduar për të negociuar financimin e Unazes së qytetit.
Sipas tij, ky projekt kushton mbi 60 milion euro, për të cilën Komuna kërkon kredi me garacion të sovranitetit nga ekzekutivi dhe legjislativi.
Postimi i plotë:
Gjatë Samitit të Ballkanit Perendimor të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim në Londër me ekipin e Infrastrukturës Komunale të BERZH u dakorduam për të negociuar financimin e Unazes së Qytetit. Ky projekt që kushton mbi 60 milion euro nuk mund të financohet nga komuna dhe kërkon kredi me garancion të sovranitetit nga qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ekipet e para teknike pritet të vijnë shumë shpejtë për ta vlerësuar fizibilitetin e rrugës.
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...