Policia ka bërë një zbulim mahnitës, pasi një këmbë të këputur të njeriut, valët e detit e nxorën në një plazh në British Columbia të Kanadasë. Shputa e kishte edhe një pjesë të ashtit, teksa mbante ende çorapen dhe atleten.
Atë e pa një kalimtar rasti, kur qeni i tij filloi ta nuhaste dhe njoftoi forcat e rendit për gjetjen e pazakontë, transmeton Telegrafi.
Kjo është këmba e 13-të që shfaqet në breg që nga viti 2007, ndërsa po besohet se është gjetur se kujt i përket.
Këmba e gjetur në plazh
Testi i ADN-së ka treguar se kjo pjesë e trupit, i përket Stanley Okumoto, që është zhdukur prej muajit shtator.
Gjatë muajit nëntor, forcat e rendit i kishin gjetur disa pjesë të trupit të 79-vjeçarit, në një plazh që ndodhej disa kilometra larg prej ku e kishte lënë veturën. Rrethanat e vdekjes së tij mbesin të pazbuluara, ndërsa nuk dihet se si iu shkëput këmba dhe humbi në det për gjysmë viti.
Misterioze mbesin edhe 12 këmbët tjera, që nuk dihet se kujt i përkasin, apo për sa gjatë mund të jenë duke pluskuar në ujëra.
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...