Mot më i ftohtë me reshje të borës nesër do ta kaplojë tërë territorin e Maqedonisë.
Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në orët e natës, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Siç informojnë meteorologët, reshje më të rrëmbyeshme do të ketë nesër gjatë natës dhe të hënën paradite, ku çdokund do të formohet shtresë bore.
Në vendet më të ulëta pritet të bijnë rreth 10-15 cm borë, ndërsa në male reshjet do të rriten edhe mbi 30 cm. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit edhe e përforcuar nga drejtimi verior. Të martën ende do të ketë reshje të dobëta të borës vetëm në pjesët perëndimore të vendit.
Deri të enjten temperaturat do të jenë dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Vlerat e temperaturave ditore pothuajse çdokund do të përqendrohen nën zero. Temperaturat e mëngjesit prej të martës deri të enjten vende-vende do të zbresin edhe nën minus 10 gradë.
Reshje të borës do të ketë edhe në fushëgropën e Shkupit, duke filluar prej nesër paradite, ndërsa më të rrëmbyeshme do të jenë natën drejt të hënës. Do të formohet edhe shtresë bore prej rreth 10 cm.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...