Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për medie ka falënderuar të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti, shkrun arbresh.info.
Kjo parti vlerëson se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të përcillet edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin.
Kjo është komunikata e plotë e PDK-së:
“Partia Demokratike e Kosovës përshëndet arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
PDK falënderon të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti.
PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces.
Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin.
Bëjmë thirrje edhe te subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit”.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër