Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, përmes një statusi në profilin e tij në facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Rrudhani për humbjen e profesorit Nehat Rrudhani, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se profesor Rrudhani do të mbetet në mendjen e miqve, kolegëve dhe gjeneratave të shumta të studentëve, pasi që ai një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të të rinjve në arsimin e lartë.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“E nderuara familje Rrudhani,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Nehat Rrudhani.
Humbja e profesor Rrudhanit, është humbje për Universitetin e Gjilanit, ku ai së fundmi ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues, por edhe për arsimin e lartë në përgjithësi, ku dha kontribut të madh me urtësinë, dijen dhe përkushtimin e tij.
Profesor Rrudhani do të mbetet në mendjen e miqve, kolegëve dhe gjeneratave të shumta të studentëve, pasi që ai një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të të rinjve në arsimin e lartë.
Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Sh.Bytyqi”, ka shkruar ministri Bytyqi.
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...