Real Madridi bllokoi Dani Ceballosin që t’i bashkohet Liverpoolit në merkaton e muajit janar.
Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp zgjodhi për të shitur mesfushorin Philippe Coutinho te Barcelona për 160 milionë euro muajin e kaluar dhe raportohet se ishin në treg për një zëvendësues, transmeton portali arbresh.info.

Monaco refuzoi të shes mesfushorin Thomas Lemar, ndërkohë që Liverpooli gjithashtu u përpjek për të sjell sulmuesin Naby Keita në klub. Por, sipas shout spanjoll ‘El Chiringuito’, Liverpooli është përpjekur për të nënshkruar me Ceballosin por përpjekjet e tyre ishin refuzuar nga Madridi.
Raporti pretendon që mesfushori dëshironte t’i bashkohej klubit në Anfield dhe transferimi i tij besohet se mund të ndodhë gjatë verës.
Ceballos iu bashkua për 14.5 milionë funta Real Madridit verën e kaluar, por ka dështuar për të siguruar një pozitë në formacionin startues nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes./arbresh.info/
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...