Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, për ditën e nesërme ku pritet të filloj në orën 10:00. Mirëpo kjo seancë pritet të shoqërohet me një protestë pranë Kuvendit të Kosovës, raporton Insajderi.
Fondacioni i Kosovës për Inovacion, ka thirrur një protestë për të kërkuar votimin e demarkacionit dhe t’i hap rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve në vendet e Bashkimit Evropian, (BE).
“Në emër të Fondacionit të Kosovës për Inovacione – iFOK, ftoj OJQ-të e Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës gjithpopullore para Kuvendit të Kosovës lidhur me përkrahjen e votimit të Demarkacionit në Kuvend – për t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e këtij Fondacioni.
Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin dhe hedhjen në votim të projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi është shtyrë për ditën e nesërme me fillim nga ora 10:00.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...