Çdo njeri e din se proteinat janë të mira për muskuj – por gjithashtu ato janë të mira për trurin tuaj, thonë hulumtuesit australianë.
Ata kishin analizuar dietat e më shumë se 500 të rriturve dhe kanë konstatuar se ata të cilët hanë sasi më të mëdha të proteinës kanë nivele më të ulëta të amiloidit beta – paraardhës i Alzheimerit – në trurin e tyre, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet qartazi e demonstrojnë se aq më shumë proteina që konsumojmë aq më të vogla janë shanset për të pasur nivele të larta të AB-së në tru, e që korrespondon me një rrezik më të ulët të zhvillimit të Alzheimerit në të ardhmen.
Por, çfarë sasie e proteinave është e mjaftueshme? Konsumuesit më të mëdhenj të proteinës në studim kishin ngrënë rreth 120g proteinë në ditë – sasi më e lartë sesa sasia e rekomanduar.
100g pulë ka rreth 30g proteinë, një gotë qumësht ka rreth 9g proteinë, një lugë gjelle gjalpë kikiriku ka rreth 7g proteinë, dhe një vezë e madhe ka rreth 6g proteinë.
Pra, konsumimi i 120 gramëve proteinë në ditë nuk është edhe aq i vështirë nëse veç dëshironi ta parandaloni këtë sëmundje degjeneruese të trurit. /Telegrafi/
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë