Manchester United mund të bëjë një ofertë të freskët për sulmuesin Gareth Bale për shkak se sipas raporteve nga mediat spanjolle, Real Madridi ka vendosur të shes sulmuesin.
Reprezentuesi uellian ishte në bankinë në fitoren e Madridit ndaj Paris Saint Germain javën e kaluar në kuadër të Ligës së Kampionëve, por ishte shfrytëzuar gjithashtu si një zëvendësues në fitoren ndaj Leganes mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.

Bale ka startuar në vetëm 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet në Madrid këtë sezon për shkak të lëndimeve, ndërkohë që 28-vjeçari ka pasur vështirësi për të performuar edhe gjatë kohës në fushë.
Bazuar në ‘Marca’, hierarkia e Madridi tashmë ka arritur një vendim për të shitur sulmuesin Gareth Bale në fund të sezonit.
Raporti pretendon se pavarësisht tarifave të fryra së fundmi për transferime, askush në Madrid nuk pret që të përfitoj nga Bale dhe kampioni spanjoll do të pranonte edhe një ofertë prej 90 milionë euro nga Manchester United verën e kaluar.
Jose Mourinho ka lënë të kuptohet që United do të jetë i përgatitur për të reaguar rreth transferimit të Bales, por vetëm në rast se Madridi sugjeron që lojtari ishte në shitje./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja