Princi Harry dhe Meghan Markle ishin në qendër të një paniku pasi që një pluhur i dyshimtë i bardhë u gjet në një letër dërguar në shtëpinë e Kensington Palace.
Letra e cila iu drejtua si Harry dhe Meghan nxiti një alarm terrori pasi u dërgua anonim në pallatin ku jetojnë Duka dhe Dukesha e Kembrixhit së bashku me fëmijët e tyre.
Paketa u kap nga stafi i pallatit dhe pa arritur te Harry ose Meghan, por ata të dy janë njoftuar për incidentin, transmeton Daily Mail, shkruan arbresh.info.
Ekspertët kimikë analizuan substancën e gjetur dhe policia po hetojnë rastin, ka bërë të ditur Evening Standard i Londrës.
Zyrtarët dhe ekspertët u thirrën pasi letra ishte dorëzuar më datën 12 shkurt, mirëpo analiza e pluhurit doli të ishte e padëmshme.
Incidenti shqetësues erdhi një ditë para se policia të zbulonte një paketë të ngjashme që përmbante pluhur të bardhë e që ishte dërguar në Shtëpitë e Parlamentit.
Letra e dytë i ishte drejtuar sekretarit të shtetit Amber Rudd, kjo substancë gjithashtu u vërtetua si e padëmshme.
Deri më tani policia nuk janë bërë arrestime, por ky incidenti ka ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë në martesën mbretërore të Harry dhe Meghan që do të bëhet në Maj.
Ndryshe, data e dasmës së çiftit është vendosur më 19 maj, ata do të martohen në një ceremoni që pritet të zgjasë një orë, duke filluar në mesditë./Arbresh.info/


Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli liron nga qelia rojen e sig...