Dëshmitari kryesor në rastin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje është me të kaluar kriminale, kështu thotë avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi.
Ai këto deklarata i ka bërë pas përfundimit të seancës shqyrtuese të kërkesës së aktivistëve në Gjykatën e Apelit , raporton arbresh.info
“E vetmja që ka qenë e vërtetë në këtë çështje penale është sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, por që sulmuesit nuk janë gjetur asnjëherë qëllimisht, ndërsa u mor vesh edhe në seancën e sotme, nuk kanë munguar profilet e ADN-së të personave të tjerë deri më tani të paidentifikuar, një pjesë e dëshmitarëve kanë qenë vetë të dyshuar dhe kundër tyre është nxjerrur aktvendimi për zhvillimin e hetimeve si të dyshuar e më pas si dëshmitarë”, ka thënë Gashi.
Më tej avokati Gashi ka thënë se dëshmitari kryesor Heset Ramadani që pretendon se ka shitur motorin me të cilin është kryer sulmi, është një njeri me të kaluar kriminale.
Seanca e sotme ka përfunduar pa vendim, ku gjyqtarja, Tonka Berishaj, tha se vendimi do të merret brenda afatit ligjor, ndonëse nuk dha as një datë./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1700001976731554/
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...