Ndarja e çmimeve ‘Brit Awards’ është mbajtur mbrëmjen e kaluar në O2 Arena të Londrës.
Pas gjithë kësaj yjet që morën pjesë në këtë event iu bashkuan ndejës e cila mbahej pas ndarjes së çmimeve, shkruan arbresh.info.
Londra është një nga qytete që njihet për ‘party-të’ e çmendur e si çdoherë tjetër edhe këtë herë nuk ka zhgënjyer.
Studiot si SonyMusic, Warner Music dhe Universal Music kishin organizuar ndeja për ti argëtuar të ftuarit në Brits.
Rita Ora, Holly Willoughby, Liam Gallagher ishin disa nga yjet që u shfrenuan natën e kaluar duke u kapur në disa momente të pakëndshme.
Paparazit kanë shkrepur disa imazhe kur ato po dilnin nga ndeja , të cilat dukeshin se kishin kaluar një mbrëmje të jashtëzakonshme.
Ishte Rita ajo që si dukej e kishte tepruar me alkool dhe ishte në një gjendje të dehur.
Ndryshe, dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa kanë marrë gjithë vëmendjen në edicionin e sivjetshëm të ‘Brit Awards’, ato të dyjat kanë performuar, ndërsa Dua ka rrëmbyer dy çmime./Arbresh.info/








Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...