Avokati Tomë Gashi në emision Debat D Plus të RTV Dukagjinit ka thënë se marrëveshja e arritur në mes të presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi është marrëveshje e arritur thuajse gjysmë fshehtas, ka dashur t’iu hedhë hi syve dhe në formë të mbështjellë tu dërgohet deputetëve për ta ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin të vitit 2015.
Gashi ka thënë se ankesë-marrëveshja nuk është pjesë përbërëse e Marrëveshjes për Demarkacionin, por e fuqizon atë që është nënshkruar në gusht të 2015.
“Kjo është një tërheqje taktike e dy liderëve, Hashim Thaçit që nuk i bie pishman për atë që ka nënshkruar në 2015 në Vjenë dhe Ramush Haradinajt, i cili do të duhej ta gjejë një rrugë që të mos tërhiqet krejtësisht se burrat duhet t’i mbajnë fjalët”, tha ndër të tjera, Tomë Gashi. /Telegrafi
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...