Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj duke folur në lidhje me seancën e nesërme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se qeveria i ka votat e mjaftueshme për miratimin e kësaj marrëveshjeje.
Hoxhaj nuk e përjashtoi as mundësinë e negociimit me deputetë individualë nga të gjitha partitë politike.
Sa i përket Listës Serbe, Hoxhaj shprehu besimin se një pjesë e deputetëve të kësaj partie do ta votojnë marrëveshjen.
Ai foli për liberalizimin e vizave, gjë që është kushtëzuar tash e tre vite me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit. Hoxhaj tregoi një rast personal ku tha se ka shkuar për ngushëllime tek një familje dhe njëri nga familjarët e ka lutur që t’ia sigurojë një vizë për ta vizituar Slloveninë për një çështje shëndetësore.
Hoxhaj tregoi se i është dashur personalisht ta lusë ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë për t’ia siguruar një vizë qytetarit në fjalë.
Me këtë shembull, Hoxhaj tha se lëvizja e lirë e qytetarëve është e drejtë fundamentale e tyre, dhe theksoi se është e padrejtë që qytetarët të mbesin peng i proceseve politike, sic ka qenë rasti me demarkacionin.
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...