Vazhdojnë rritja e numrit të zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, sot ka emëruar zv/ministër Rexhep Hotin në Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton lajmi.net. Hoti është edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ndryshe, numrin i zëvendësministrave, ndonëse jo sipas të dhënave zyrtare, tashmë ka arritur mbi 70. Qeveria Haradinaj po kritikohet për numrin e madh të ministrave, gjë që edhe po i kushton buxhetit të Kosovës, pasi një zv/ministër ka një shofer një veturë dhe një asistent-e.
Dje, Haradinaj e ka emëruar Artan Berishën zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Kujtojmë, se sot duke mos u bërë të ditura shkaqet është shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mustafë Myrtaj. /Lajmi.net/

Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...