Lidhja Demokratike e Kosovës, po konsideron se marrëveshja e dy presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për demarkacionin është e njëjta e para tri viteve dhe nuk ka ndonjë ndryshim.
Për këtë arsye Grupi Parlamentar i LDK-së është unik për ta votuar këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës që pritet të vendosen sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që do të mbahet në ora 16:00.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvend, Avdullah Hoti ka lënë të kuptohet se do ta votojnë marrëveshjen.
“Grupi jonë është unik, kjo pasi është e njëjta marrëveshje”, ka thënë Hoti për lajmi.net.
Ndërsa kjo javë do të jetë përfundimtare për ratifikimin e demarkacionit në Kuvend, ku pritet që të hedhet në votim.
Kryeministri dje përmes një konference për gazetarë tha se mund të shkojë edhe një javë derisa të koordinohet, sepse sipas tij, është pritur 3 vite, dhe nuk duhet të nguten për një javë. /Lajmi.net/
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë