Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Sevillan në Ligën e Kampionëve, ka folur arsyen e ardhjes së Alexis Sanchez, në Old Trafford.
Sanchez u transferua në Manchester United, nëpërmjet një marrëveshje shkëmbimi me Arsenalin, të cilët në shkëmbim të kilianit transferuan mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan.
“Alexis Sanchez i është dashur Manchester United si lojtar, është një lojtar që ka përvojë dhe dëshirë të madhe për të fituar trofe”, tha Mourinho.
“Sanchez u transferua në Old Trafford edhe për të luajtur në Ligën e Kampionëve, në të cilën nuk ka mundur të bëj me ish skuadrën e tij”, përfundoi trajneri portugez.
Sonte Manchester United do të takohet me Sevillan, me fillim të orës 20:45 në stadiumin ‘Sanchez Pizzuan’. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...