Kampioni i Gjermanisë tashmë duket se ka të sigurt kalimin në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve.
Bayerni Munichu i ka dhënë fund shpresave të Besiktasit qysh në ndeshjen e parë me një rezultat tronditës 5 me 0 në takimin e zhvilluar në Allianz Arena në kuadër të xhiros së 1/16-së në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori Thomas Muller (43′) (66′) dhe sulmuesi polak Robert Lewandowski (79′) (88′) realizuan nga dy herë, ndërsa Kingsley Coman ishte autori i golit tjetër për skuadrën e trajnerit Jupp Heynckes.
Dominimi i bavarezëve ishte i plotë gjatë gjithë ndeshjes kundër gjigantit turk, i cili mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 16′ pas ndëshkimit direkt me karton të kuq të Vidas.

Kjo ishte fitorja e 14-të radhazi e skuadrës së Bayernit në të gjitha kompeticionet.
Ndeshja kthyese ndërmjet dy klubeve zhvillohet më 14 mars./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
https://streamable.com/4dv0s
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë