Kjo fotografi është marrë gjatë trajnimit të divizionit në Neuhammer. Nocionet romantike që Heinrich Himmler kishte për myslimanët boshnjakë ishin ndoshta të rëndësishëm në gjenezën e divizionit.
Ai personalisht ishte hipnotizuar nga besimi mysliman dhe besonte se Islami krijoji një ushtri të patrembur, tramseton portali arbresh.info
Ai parashikoi krijimin e një divizioni boshnjak të Bosnjës të përbërë vetëm nga myslimanët.
Divizioni i 13-të Ëaffen Mountain i SS Handschar ishte një formacion luftarak mysliman, i krijuar nga gjermanët për të rikthyer rendin në Jugosllavi.
Ky divizon ishte dërguar fillimisht në Francën jugore për formin dhe trajnim.

Në natën e 16/17 shtatorit 1943, derisa Divizioni i 13-të i SS-së po trajnohej në Francë, një grup ushtarësh pro-partizanë të udhëhequr nga oficerë të rinj myslimanë dhe katolikë organizuan një kryengritje.
Ata kapën shumicën e personelit gjerman dhe ekzekutuan pesë oficerë gjermanë.
Së shpejti revolta u përmbys dhe si rezultat divizioni u transferua në terrenin e trajnimit Neuhammer në rajonin Silesian të Gjermanisë (Polonia e sotme) për të përfunduar trajnimin e tij. Gjatë fazës së trajnimit, oficerët gjermanë, të kënaqur me përparimin e saj, shpikën termin Mujo për myslimanët boshnjakë. Anëtarët e divizionit bënë betimin e besnikërisë ndaj Adolf Hitlerit dhe Paveliç (udhëheqësi kroat).
Divizioni luftoi shkurtimisht në rajonin e Syrmisë në veri të lumit Sava përpara se të kalonte në Bosnjën verilindore.
Në fund të vitit 1944, ata u transferuan në zonën e Zagrebit, që ishte edhe koha e dezertimeve të mëdha.
Gjatë dimrit të viteve 1944-1945, ata u dërguan në rajonin e Baranjës, ku edhe luftuan kundër ushtrisë së Kuqe dhe bullgarëve në të gjithë Hungarinë jugore duke u kthyer në një seri linjash mbrojtëse derisa ishin brenda kufirit të Rajhut.
Shumica e myslimanëve boshnjakë të mbetur u larguan nga pika e luftës dhe u përpoqen që të ktheheshin në Bosnje. Pjesa tjetër u tërhoq në perëndim, duke shpresuar që të dorëzohej tek aleatët perëndimorë./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?