Bayern Munichu ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir kundër Besiktasit.
Kampioni i Gjermanisë ka shënuar për 1 me 0 në takimin në Allianz Arena në kuadër të xhiros së 1/16-së në UEFA Ligë të Kampionëve kundër gjigantit turk, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori Thomas Muller ka zhbllokuar rezultatin para tifozëve bavarezë duke shënuar golin e epërsisë vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Muller realizoi për 1 me 0 pas asistimit nga David Alaba.
Mysafirët kanë mbetur me vetëm dhjetë lojtarë në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Vidas (16′)./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...