Qeveria e Kosovës me tri vota abstenim ka miratuar kërkesën drejtuar Kuvendit të Kosovës për tërheqje të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan arbresh.info
Ata që abstenuan ishin tre përfaqësues të Listës Serbe. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me të filluar mbledhjen ka ftuar që të gjithë të jenë prezentë në mbledhjen që do të mbahet në orën 16:00.
Haradinaj tha se ajo pse ne e kërkojmë këtë është për arsye të ndryshimeve qe kanë ndodhë rreth kësaj çështje
“Sot nëse Qeveria e miraton tërheqjen dhe më vonë e procedon për në Kuvend atëherë i kryejmë obligimet si qeveri. Seanca mund të thirret nesër mund të thirret pasnesër ne jemi të gatshëm”, ka thënë ai./Arbresh.info/
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...