Në një përpjekje për të mos stimuluar piraterinë e imazheve, Google ka përditësuar motorin e saj të kërkimit.
Gjiganti amerikan i teknologjisë ka “zhdukur” butonin “View Image” (Shiko imazhin) në momentin që kërkon për foto në motorin e tij të kërkimit.
Në vend të kësaj, janë vendosur vetëm dy butona, “Visit”, që të adreson direkt tek faqja që e ka publikuar këtë imazh dhe butoni tjetër “Share” (Shpërnda).
Për të marrë një imazh është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje Google heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e imazheve.
Kjo do të thotë se që prej hyrjes në fuqi të këtij përditësimi të motorit më të madh të kërkimit në internet, përdoruesit e shkarkojnë imazhin që kërkojnë drejtpërdrejt nga faqja që e ka publikuar atë, duke iu nënshtruar kushteve të përdorimit dhe të drejtës së autorit të faqes në fjalë dhe jo atyre të Google./tch/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale