Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet shumë shpejt në ushtri.
Sipas tij, ky veprim do të ndodh së shpejti dhe partnerët ndërkombtar e përkrahin atë, shkruan arbresh.info.
“Jam i vendosur që si president shtetin e Kosovës ta bëjmë ushtri dhe atë sa më shpejt që të jetë e mundur. FSK-së vepron si ushtri e një mirëfilltë e një shteti, ushtri profesionale, ushtri multietnike. FSK-ja ka në radhët e veta vajzat dhe djemtë më të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Ata janë fuqia e shtetit të Kosovës. Prandaj momenti i shumëpritur i zyrtarizimit të ushtrisë tonë është duke trokitur. Partnerët tanë e përkrahin këtë veprim. Shteti i Kosovës mburret me ju”, ka thënë Thaçi gjatë paradës së FSK-së dhe Policisë së Kosovës në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe zyrtarët më të lartë shtetëror të Shqipërisë, si presidenti Ilir Meta dhe kryeministri, Edi Rama./Arbresh.info
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë