Madhështor ka qenë koncerti i Rita Orës në Prishtinë, ku ishin mbledhur mijëra njerëz për ta ndjekur nga afër performancën e saj.
Me t’u paraqitur në skenë, këngëtarja ka nisur me interpretimin e hiteve të saja duke përfshirë edhe këngën, klipin e të cilës e bëri në Kosovë, “Shine Ya Light”.
Më pas ka vazhduar me disa prej këngëve më të vjetra për të vazhduar me hitet e saja të reja.
Ndërsa gjatë gjithë kohës ka komunikuar me publikun në gjuhën shqipe duke i bërë të gjithë pjesë të spektaklit.
Dhe nuk ka munguar edhe muzika shqipe në performancën e saj. Ajo ia ka kushtuar disa minuta muzikës sonë, ndërkohë që edhe ka vallëzuar nën ritmet e saj.
“Jena shqiptarë, jena shqiptarë”, ka bërtitur Rita dhe më pas ka nisur muzika e Valles së Rugovës.
Duke e elektrizuar atmosferën, këngëtarja ka vazhduar duke bërtitur dhe duke vallëzuar nën ritmet e muzikës shqipe. /Telegrafi/


Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...