Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar, as nuk ka tentuar të marrë rolin e ‘babës’ në raport me Kosovën dhe se janë të pavërteta spekulimet se ai ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për ndarjen e Kosovës.
“Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur për t’i qëndruar krah Kosovës. Jo për ta udhëhequr, jo për ta drejtuar, por për ta pasur krah, me të gjithë partnerët, sepse Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë”.
“Politika jonë e jashtme në raport me Kosovën ka pasur dinamikë krejt tjetër dhe agjendën e bashkimit e kemi çuar në nivel tjetër. Por më duhet të them se pasi punuam gjatë për bashkimin doganor, pala kosovare u tërhoq. Unë mendoj që nuk duhej ta bënte këtë gjë. Ne duhet të kemi kufi shumë të lehtë; kufi europian. Neve na ka kërkuar Serbia që të bëjmë bashkëpunim doganor në Durrës. Pse mos ta kemi me Kosovën?”
“Kazani mediatik financohet nga burime të dyshimta, me raste edhe kriminale, ose nga politikanë që përcjellin gjëra të tilla. Gjithë kjo histori me tradhti(për ndarjen e Kosovës) ka plasur në momentin që Sali Berisha me të tjerët ka hasur në mundësinë që marrëveshja me Greqinë të jetë marrëveshje fituese. Që atëherë është hapur vatër zjarri, duke më akuzuar mua dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, si tradhtarë. Kështu ka dalë edhe tjetra: Edi Rama me Vuçiqin duan të këmbejnë territore. Ka një tension të madh në Shqipëri, sepse reforma në drejtësi ka filluar të tund pak nga pak themelet. Në këto raste, gjetja e një tradhtari është receta për të manipuluar njerëzit. Nuk ka asnjë lloj mundësie, shansi, që unë dhe presidenti i Serbisë të vendosim për çka do qoftë në Kosovë. Problemi mes Serbisë dhe Kosovës do kurajo, vendosmëri dhe marrje përsipër edhe të një dhimbje nga të dyja anët, për ta zgjidhur. Shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë atë që bënë francezët dhe gjermanët”./Klan Kosova/
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...