Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka uruar Kosovën në dhjetë-vjetorin e pavarësisë, duke shprehur bindjen se ashtu siç ka arritur deri këtu, do të mundet të kalojë sfidat dhe pengesat para vetes, edhe në të ardhmen.
Sekretarja e Shtetit në kohën kur Kosova u pavarësua, ka shkruar se me mbështetjen e miqve Kosova mund të ecë edhe më përpara, duke theksuar se të gjithë bashkë punojnë për më të mirën për shtetin kosovar.
“Demokracia u ngarkon shumë përgjegjësi qytetarëve dhe ju mbetet juve që t’i përmbushni këto përgjegjësi… Rruga drejt demokracisë është gjithmonë me kthesa dhe shpeshherë ka ngecje përgjatë rrugës. Unë jam e bindur se me punë dhe përkushtim të vazhdueshëm, ju, populli i Kosovës, mund ta tejkaloni çdo pengesë para vetes. Me mbështetjen e partnerëve tuaj në Evropë, SHBA dhe në mbarë botën, ju mund të përparoni edhe më tej. Ne të gjithë e duam më të mirën për ju. Gëzuar për shumë vite të tjera të paqes, lirisë dhe pavarësisë!”, ka thënë ajo.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...