Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës do të organizojë sot një aktivitet miqësor, bashkëpunues dhe vetëdijesues në aspektin e sigurisë.
Ky aktivitet policor do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë ku do të kenë rastin të paraqiten njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, si dhe disa fëmijë me uniforma policore dhe simbole shtetërore.
Për më tepër gjatë këtij aktiviteti do të shpërndahen broshura të ndryshme vetëdijesuese, lapsa kimikë, revista policore “Mbrojtësi” etj.
Me këtë rast policia ka ftuar mediat, fëmijët, prindërit dhe qytetarët në përgjithësi t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti policor, të bashkëbisedojnë me zyrtarët policorë dhe së bashku të festojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...