Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar shtetin e Barbadosit për njohjen e Kosovës.
“Faleminderit Barbados për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, në vigjilje të përvjetorit jubilar të pavarësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Lajmin për njohjen e fundit të Kosovës e ka dhënë vet ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Ne vigjiljen e festes se madhe të pavarësisë, qe edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Barbadosi është shtet-ishull në Amerikën qendrore, apo shtet në lindje të Karaibeve.
Kryeqyteti i Barbadosit është Bridgetown.
Njohja e Republikës nga Barbadosi e shton në 116 numrin e njohjeve.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...