Presidenti rus Vladimir Putin dhe Mbreti saudit Salman kanë biseduar për situatën në Siri, pas Kongresit të Dialogut Kombëtar në Soçi, si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve për tregun e naftës.
Të dy krerët biseduan përmes telefonit , tha shërbimi për shtyp i Kremlinit, transmeton portali arbresh.info. Presidenti i Rusisë dhe Mbreti Saudit shkëmbyen mendimet e tyre mbi krizën siriane, duke marrë parasysh rezultatet e Kongresit Kombëtar Sirian në Soçi.
Kongresi Kombëtar i Dialogut Sirian u mbajt në Soçi të Rusisë, në fund të janarit, duke sjellë së bashku mbi 1.300 delegatë që përfaqësojnë pjesë të ndryshme të shoqërisë siriane.
Komiteti i Lartë i Negociatave me bazë në Arabinë Saudite (HNC), një organ ombrellë i krijuar në vitin 2016 për të përfaqësuar disa nga grupet rebele siriane në bisedimet e Gjenevës, megjithatë, e bojkotoi ngjarjen, duke pretenduar se ata do të rrinë vetëm në “tranzicion politik të besueshëm” në formatin e Gjenevës të sponsorizuar nga OKB.
Kongresi ra dakord të krijojë një komitet prej 150 personash për të hartuar një kushtetutë të re për vendin e shkatërruar nga lufta. I dërguari i posaçëm i OKB-së në Siri, Staffan De Mistura, i cili mori pjesë në Kongres, vlerësoi këtë arritje, ndërsa Moska shprehu shpresën se do të “stimulonte” dhe do të ringjallte procesin e paqes së Gjenevës, i cili ka mbetur në një vend për vite me radhë.
Të dy palët diskutuan gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme si një e tërë, duke përfshirë tensionin në vazhdim midis Katarit dhe shteteve të tjera në rajon./Arbresh.info/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...