Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi për KALLXO.com konfirmoi se kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës Nikolla Kabashiq ka paralajmëruar dorëheqjen nga pozita e tij.
“Ne kemi pranuar një paralajmërim prej zotëri Kabashiqit për dorëheqjen e tij, por ende nuk kemi pranuar ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë dhe jemi në pritje”, tha Idrizi.
Ai konstatoi se do të trajtohet dorëheqja e Kabashiqit kur t’i shkojë KGJK-së.
“Posa ta pranojmë njoftimin nga zotëri Kabashiq, ne do ta trajtojmë atë dhe do të vendosim që eventualisht ta caktojmë ndonjë ushtrues detyre deri në shpalljen e konkursit”, tha Idrizi.
Idrizi tha se Kabashiq ka paralajmëruar dorëheqjebn për arsye personale, duke mos dhënë detaje tjera.
Edhe zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Aishe Qorraj- Krasniqi për KALLXO.com ka komentuar raportimet për dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës Nikolla Kabashiq.
“Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka paralajmëruar dorëheqjen, por akoma nuk e kemi pranuar zyrtarisht”, tha zëdhënësja Qorraj-Krasniqi. /Kallxo.com
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit