Sindikata e Bashkuar e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës të Kosovës javën e kaluar ka marrë vendim që ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e vendit të mos mbahet , transmeton arbresh.info.
Këtë vendim SBASHK e ka marrë pasi që sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk ka mbajtur fjalën në raport me punëtorët e arsimit.
Si duket kësaj kërkese i janë përgjigjur të gjitha shkollat.
Kjo për shkak që gjatë vizitës që i është bërë shkollës “Xhemajl Mustafa”, nga kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj është bërë e ditur se Sindikata është e detyruar të mbajë grevën një orëshe, nëpër të gjitha shkollat e Kosovës.
Ai ka thënë se nëse nuk ka lëvizje në këtë drejtim priten edhe protesta të mësimdhënësve.
Kurse drejtoresha e shkollës “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, Valbona Kastrati ka thënë për arbresh.info se në nivel të shkollës nuk kanë organizim sindikal, duke shtuar se të gjithë arsimtarët e kësaj shkolle kanë dalur në punë për të mbajtur mësimin..
Sipas saj kërkesat e SBASHK-ut, janë të arsyeshme.
Ndërsa, e pyetur se a është mbajtur ora e parë në këtë shkollë ajo nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë.
Mirëpo, ndryshe thonë nxënësit e kësaj shkolle. Disa nga ta ishin brenda objektit të shkollës dhe prisnin që të fillonin mësimin, mirëpo kishte edhe prej tyre që prisnin jashtë objektit pa e ditur se a do të mbajnë orën e parë të mësimit apo jo./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...