Më 23 mars në Manchester, në miqësoren mes Italisë dhe Argjentinës, në portën e të kaltërve do të jetë sërish Gigi Buffon.
Të paktën kjo është ideja e trajnerin të përkohshëm Gigi Di Biaggo, i cili ka ndërmend ta grumbullojë 40-vjeçarin për testet që do të zhvillohen në Angli.
Vetëm katër ditë pas përplasjes me Messin, italianët do të luajnë kundër pëfaqësueses së “Tre Luanëve”.
Historia e dashurisë mes portierit tashmë legjendar dhe Kombëtares së Italisë duket se nuk mund të mbyllet me lotët e asaj mbrëmjeje të hidhur, kur u shua shpresa për të marrë pjesë në “Rusi 2018”.
Buffon është rekordmen sa i përket numrit të pjesëmarrjeve me të kaltrit (174 ndeshje), por i duhet edhe një takim me shiritin e verdhë në krah, për të thyer edhe rekordin e ndeshjeve si kapiten (80). Do të ishte një tjetër arritje e madhe gjatë një karriere të lavdishme.
Të paktën në ndeshjet para Botërorit, Buffon, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve të Kombëtares Italiane, do të shfaqet sërish mes shtyllave.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri