Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancë solemne.
Në këtë seancë solemne do të ketë adresim të Borut Pahor, President i Republikës së Sllovenisë.
Ndryshe dje Pahor tha se Kosova duhet ta ratifikojë demarkacionin, dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Në këtë mënyrë zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor do të ishte më i lehtë dhe suksesshëm”, ka thënë Pahor.
Tutje presidenti slloven foli edhe për faktorin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Ai kërkoi që të ketë një këmbim më të madh të bizneseve ndërmjet dy vendeve.
Pahor paralajmëroi vizitën e ministrit të Jashtëm të Sllovenisë në Kosovë, gjatë muajit të ardhshëm.
“Sllovenia është investitor i rëndësishëm në Kosovë, por ende përfshirja e këmbimit të bizneseve është e vogël. Mendoj se në muajin e ardhshëm Kosovën do ta vizitojë ministri jashtëm slloven me ekipin e afaristëve”, theksoi Pahor.
Borut Pahor përmendi samitin në Brdo Brijone si një samit që sipas tij do të ndikojë në përmirësimin e raporteve ndërmjet vendeve të Ballkanit, dhe integrimit në BE.
Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe Presidenti Thaçi.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...