Doli të flas si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje para delegatëve të kësaj partie. Por, liderin aktual, Albin Kurtin, sot e bojkotuan të dorëhequrit nga pozitat udhëheqëse në Vetëvendosje.
Visar Ymeri, Shpend Ahmeti e Dadan Molliqaj, ishin disa nga pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sot refuzuan që ta dëgjojnë fjalimin e liderit të kësaj partie, Albin Kurtit, i cili foli në Këshillin e Përgjithshëm.
Por Kurti, ka qenë i shkurt në fjalimin e tij para delegatëve për këtë çështje. Ka falënderuar Visar Ymerin për kontributin e tij për partinë.
“Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në të shkuarën për çështjet dhe bindjet e përbashkëta, duke veçuar ish-kryetarin Visar Ymeri, i cili ka qenë një bashkëpunëtor i vlefshëm dhe një kontribues në rritjen dhe përparimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka deklaruar Albin Kurti.
Para dy muajve nga pozitat udhëheqëse të Lëvizjes Vetëvendosje janë larguar disa nga figurat kryesore si Shpend Ahmeti, Visay Ymeri, Aida Derguti e Dardan Molliqaj.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...